mesuesi pedofil

Prokuroria e Lushnjes kërkon 25 vjet burgim për Demir Hoxha, mësues në shkollën 9 – vjeçare në  fshatit Kryekuq, të Divjakës. Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënëse të klasës së pestë.

Ngjarja u kallzua në fillim të muajit qershor të këtij viti nga prindërit e vajzës. 12 – vjeçarja deklaroi në polici se mësuesi i saj kishte kryer marrëdhenie seksuale me të në datën 29 maj.

U arrit të provohej gjithashtu se Hoxha kishte abuzuar me vajzën dhe një herë tjetër në muajin janar të këtij viti. Gjatë hetimit por dhe gjykimit në Gjykatën e Lushnjës, i pandehuri ka pranuar se ka kryer marrëdhnie, por ka deklaruar që këtë e ka realizuar nëpërmjet joshjes dhe një asnjë rast me dhunë.

Një provë që fundos mësuesin është dhe ekpsertiza mjeko – ligjore, e cila vërteton se Demir Hoxha ka abuzar të paktën në dy raste me nxënësen e klasës së pestë. Në bazë të ekspertizës mjeko – ligjore, provohet fakti për të cilën akuzohet i pandehuri.

62-vjeçari u gjykua me procedurën e gjykimit të shkurtuar dhe në këtë formë ai përfiton uljen e 1/3 së dënimit.

Tv Klan