Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “

Trafikut të narkotikëve

”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “

Korrupsionit pasiv të zyrtarë të lartë shtetërore dhe të zgjedhurve vendorë

”.

Prokuroria për Krime të Rënda po zhvillon hetime në bashkëpunim me autoritetet italiane për një grup kriminal i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sativa nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për

“arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës”

për deputetin Saimir Tahiri.

Hetimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është vijim i dosjes së italianëve me 416 faqe për bandën e vëllezërve Habilaj. /

tvklan.al