Për protestën e zhvilluar këtë të shtunë nga opozita ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në një postim në Twitter, ai vlerëson Policinë e Shtetit, për të cilën thotë se respektoi ligjin dhe interesin e qytetarëve.

“Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar”,

shkruan Xhafaj.

Për afro dy orë, opozita protestoi këtë të shtunë për largimin e Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Brendshëm, Xhafaj.

/tvklan.al