Partia Socialiste ka mbyllur këtë të enjte fushatën elektorale për Tiranën, nga ku kryeministri Edi Rama përmendi situatën që gjeti në vend katër vite më parë.  Sipas Ramës, vendi ka qenë i zhytur në borxhe të pashlyera.

“Gjetëm borxhe të papaguara për çdo sektor dhe shërbime të qeverisë. Ishin pa paguar darkat dhe drekat e 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit”

.

Rama , gjithashtu nuk la për përmendur dhe situatën në sektorët e tjerë, si shëndetësinë, arsimin dhe turizmin.

“Katër  vjet më parë kemi qenë këtu në këtë shesh kur ndërmorëm rrugëtimin tonë për të Rilindur Shqipërinë dhe dëshiroj që të gjithë që janë këtu por dhe ata që po na ndjekin ta kthejnë kokën pas. Kryefjala  e katër viteve më parë ka qenë krimi që shqetësonte këdo. Katër vjet me parë arsim profesional ishte një shkretëtire, ndërsa arsimi parauniversitar ishte një torturë. Matura shtetërore ishte një kopje shtetërore. Lulëzonin Universitetet që jepnin diploma pa asnjë vlerë që shkatërronin ëndrrat e mijëra e moijëra të rinjve. Gjithë Shqipëria para katër viteve pihej duhan në çdo mjedis publik, ndërkohë që figura e policit të shtetit ishte bërë figura më qesharake”.

Rama tha se para katër viteve njerëzit mund të niseshim për protesta por nuk e dinin a do ktheheshin në shtëpi.

Qytetarët ishin të detyruar të shkonin pas berihajit dhe të duartrokisnin kryeministrin, kryetaren e Kuvendit në çdo qytet, që nga fëmijët e kopshteve dhe deri tek pleqtë e azileve”.

“Kush e kishte menduar se Policia e Shteti do të gjobiste ministrat dhe deputet. Sot duke filluar nga unë, nuk ka më deputetë, ministra të mos respektojnë semaforët”,

tha Rama./tvklan.al