Annelise Sanderson 18 vjeç ka vdekur papritur në burgun HMP Styal në Wilmslow, Cheshire në Angli.

Policia është thirrur në burg në orën 6: 40 pas vdekjes së papritur të adoleshentes, vdekje e cila nuk po trajtohet si e dyshimte.

Miqtë e adoleshentes i kanë dhënë ngushëllimet e tyre familjes dhe kanë thënë fjalët më të mira për 18-vjeçaren.

“Ajo nuk ishte askushi, ajo ishte shoqja jonë dhe ishte shumë e dashur me të gjithë që ajo takonte”.

“Annelise ndriçonte çdo dhomë në të cilën hynte duke e mbushur atë me të qeshura. Ajo ka prekur zemrat e të gjithë atyre që e njihnin dhe ishte vajzat më e ëmbël, më e kujdesshme dhe më e sjellshme”.

“Ajo kishte një mënyrë për të të bërë të qeshësh edhe kur nuk doje, kjo njihet për sensin e saj të humorit”.

“Annelise ishte e talentuar, asaj i pëlqente të kërcente dhe të këndonte”.

“Ne kurrë nuk kemi menduar se do të duhet të shkruajmë ndonjëherë këtë për vajzë, zemrat tona janë thyer”.

Zonja Sanderson është e burgosura e pestë që vdes në HMP Styal gjatë tre viteve të fundit.

Nicola Birchall, 41 vjeç, vdiq ndërkohë që ishte në paraburgim në HMP Styal në Shkurt 2018. Më 4 qershor 2018, Imogen Mellor, 29 vjeç, vdiq në burg. Christine MacDonald, 56, u gjet e vdekur në qelinë e saj ndërsa po vuante një dënim në burgun e grave më 3 Mars 2019. Ajo u dërgua në Spitalin Wythenshawe, ku më vonë vdiq. Susan Knowles, 48, vdiq në HMP Styal më 10 maj 2019.

Një zëdhënës i Shërbimit të Burgut tha: “E burgosura e HMP Styal Annelise Sanderson vdiq në paraburgim në 22 Dhjetor dhe ngushëllimet tona shkojnë për familjen dhe miqtë e saj në këtë kohë të vështirë”. /tvklan.al