Një nga zbulimet e këtij edicioni, Kleansa renditet e treta në “X Factor Albania” Ajo është padyshim një nga zbulimet e këtij edicioni të “X Factor Albania”. Kleansa Susaj është renditur e treta në finalen e madhe, por padyshim është një nga talentet më premtuese të tregut shqiptar.

Pasi ka mësuar rezulatin, Kleansa është shprehur mjaft e emocionuar teksa ka thënë se e quan veten fituese dhe njeriun më me fat që pati mundësinë të ishte pjesë e “X Factor” në Tv Klan.

Kleansa: Unë e quaj veten fituese dhe njeriun më me fat që pata mundësinë të isha pjesë e “X Factor”. Falenderoj Tv Klan, Vera Grabockën. Dua të falenderoj mentoren time të mrekullueshme, Elhaida Danin. Nuk mund të lë pa përmendur familjen time. Shumë faleminderit të gjithëve, ishte eksperienca më e mirë e jetës time.

Ajo ishte pjesë e skuadrës së “Vajzave” udhëhequr nga mentorja Elhaida Dani. Gjatë këtyre javëve, Kleansa ka dhuruar performanca për të mos u harruar, duke dëshmuar se është një nga të rejat më të talentuara.

Po ashtu, ajo ka qenë një nga konkurrentet më virale të këtij edicioni në mediat sociale duke rrëmbyer zemrat e gjithë bashkëmoshatareve, por jo vetëm. Tani, Kleansa është gati për tregun shqiptar ku jemi të bindur se do shkëlqejë. Gara e “X Factor Albania” vijon tani për Alis dhe Jet./tvklan.al