Klubi do shesë bileta, të ardhurat shkojnë për Ukrainën

Qeveria britanike lehtësoi disi masat për Chelsea, pas sanksioneve të vendosura ndaj pronarit të klubit Roman Abramovich. Tifozët do të mund të ndjekin takimet në fushë kundërshtare në Premier League, ato në shtëpi të FA Cup e Champions League dhe përballjet e skuadrës së femrave.

Gjithsesi këto arkëtime nuk do të shkojnë në arkat e klubit, por është vendosur që të dhurohen për viktimat e luftës në Ukrainë. Një kërkesë e vetë klubit londinez.

Por më në fund do të ketë edhe pak frymëmarrje për Chelsea, pasi do të marrë edhe 30 milionë Paund nga Fordstam Limited, kompania që e zotëron formalisht, pasi asetet mbeten të bllokuara nga Qeveria Britanike.

Për Chlesea po kërkohet një blerës, që do të komunikojë me autoritetet në Britaninë e Madhe për mënyrën se si do të veprohet.

Tv Klan