Kina ka testuar një prej raketave më të fuqishme ndërkontinentale të botës. Mediat shtetërore kineze njoftojnë kryerjen me sukses të provës së raketës Dongfeng 41, me rrezen më të gjatë të veprimit nga të gjitha raketat e tjera të botës.

Godet objektiva në një largësi prej të paktën 12 mijë kilometrash dhe është në gjendje të mbajë 10 koka me mbushje bërthamore. Raketa mund të godasë në çdo cep të globit, duke përshirë në rrezen e saj edhe territorin e Shteteve të Bashkuara por edhe të shteteve europiane.

Siç komentojnë mediat shtetërore kineze, suksesi i provës së fundit do të thotë se raketa mund të vihet në përdorim të ushtrisë brenda pak muajsh. Provat për të nisën 5 vite më parë.

Në total, Kina ka rreth 2500 raketa balistike. Edhe Pekini është përfshirë në garën mes superfuqive ushtarake për armatimin bërthamor. Në tetor, Rusia testoi raketën Satan 2 me rreze 5 800km, me një forcë goditëse që shkatërron një territor sa Franca apo Teksasi.

Tv Klan