223.486 familje dhe individë shumë në nevojë dhe pensionistë të vetmuar janë ndihmuar me ushqime e barna mjekësore deri tani, pas situatë së krijuar nga koronavirusi në vend.

Shifrat i ka bërë të ditura vetë kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.

Kreu i qeverisë shprehet se ditën e sotme janë ndihmuar 10.213 familje e individë, ndërsa ka listuar edhe qytete ku janë shpërnadrë:

Berat 1095
Tiranë 770
Elbasan 158
Kukës 427
Dibër 456
Korçë 2201
Shkodër 567
Gjirokastër 1555
Lezhë 1765
Durrës 276
Vlorë 267
Fier 676

“Do të vazhdojmë kështu, nesër, pasnesër, papushim deri në fund të luftës”. /tvklan.al