Në një takim që zhvilloi gjatë pasdites me gratë socialiste në Elbasan, Kryeministri Edi Rama u shpreh se kreu i opozitës Lulzim Basha ka në tryezë një ofertë që mbështetet nga partnerët ndërkombëtarë dhe e ftoi atë që ta pranojë. Kryeministri e konsideroi krizën artificiale dhe theksoi se opozita ra dakord, për gjithçka nuk ishte dakord atëherë kur kishte kohë.

“Ne jemi në fazën përmbyllëse të një krize të krijuar komplet artificialisht. E vazhdojnë lojën duke thënë se tani janë dakord për gjithçka nuk ishin dakord, atëherë kur nuk binin dakord, kur kishim kohën e nevojshme, që t’i bënim gjërat si duhet. Po mirë më falni tani, çfarë është Shqipëria, një oborr kopshti? Ajo që them unë është që ka dhe shumë pak orë dhe Lulzim Basha ka në tryezë një ofertë, një ofertë që mbështetet plotësisht nga miqtë tanë. Ne nuk luajmë me Shqipërinë, nuk luajmë me njerëzit e këtij vendi dhe nuk luajmë siç janë mësuar të luajnë politikanët e këtij vendim e vite e vite të tëra”.

/tvklan.al