Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar drejt Stambollit të shtunën ku është takuar me Presidentin Turk, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin ka diskutuar për projektin e aeroportit të Vlorës.

“Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare e investime të tjera strategjike,” shkroi Rama në “Facebook”.

Vizita e Ramës në Stamboll vjen menjëherë pasi ai vizitoi Kosovën dhe pati takime me Kryeministrin Mustafa dhe Presidentin Thaci.