LSI ka akuzuar dy partitë e mëdha se janë bërë bashkë për të manipuluar votat e saj, por gishtin e akuzën në mënyrë të drejtpërdrejt e ngre ndaj ish aleateve socialist që thotë se po përdorin policinë e shtetit në funksion të këtij skenarin ne 25 qershor.

Te gjithë këto shqetësime Luan Rama thotë se ia kane shprehur ambasadoreve të akredituar në vendin tonë në një takim të zhvilluar paraditen e kësaj të mërkure.

Sipas LSI edhe taks forca e ngritur nga qeveria Luan Rama thotë se po përdoren për të goditur njerëzit e LSI në administratë.

Një tjetër shqetësim që ju është shprehur ambasadoreve është dhe vendimi i KQZ për ta vendosur me short anëtarin e 3-të dhe të 4-rt të komisioneve te numrit të votave.

Nënkryetari i LSI përsëriti edhe njëherë akuzat se Rama ka përgjegjësi direkte për kanabizimin e vendit.

/Tv Klan