“Do e kthejmë portin e Durrësit, më të bukurin në Mesdhe”

Lajmin e mirë të nisjes nga puna për rindërtimin e 12 pallateve të shembura në Durrës, Kryeministri Rama e dha gjatë inspektimit të punimeve në njërin prej tyre, i shoqëruar nga Ministri Ahmetaj.

Pjesë e programit të rindërtimit do të jenë edhe 2000 apartamentet e reja në Spitallë, për të cilat Kryeministri tha se ka mbërritur në Shqipëri edhe përfaqësuesi më i lartë i kompanisë së Emirateve Arabe që do të mundësojë ngritjen e tyre.

Gjatë inspektimeve në qytetin bregdetar, Kryeministri pa nga afër edhe rindërtimin e shkollës nëntë vjeçare “Bedrie Bebeziqi“, punimet për të cilën përfundojnë brenda muajit Janar.

Kjo shkollë do të jetë 5 katëshe dhe në të do të akomodohen 450 nxënës.

Tv Klan