“Projekti do të ketë impakt në turizmin e zonës”

Njëkohësisht me ndërtimin e Automotoparkut në Krastë të Elbasanit po punohet për infrastrukturën që të lidh me këtë platformë ku qeveria pretendon se në 2027 kur të perfundojë do të zhvillohet dhe gara te Formula 1.

Por kryeministri që inspektoi rrugët e përfunduara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe ecurinë e deritanishme të Automotoparkut e ka me merak që dhe rrethinat e tij t’i nënshtrohen transformimit duke nisur nga fasadat e shtëpive afër këtij projekti, por dhe gjelbërimi përreth.

Për kryeministrin ky projekt përkthehet në më shumë turizëm pasi nga llogaritë që bën qeveria, kjo platformë sporti do të sjellë mbi 100 vizitorë për çdo garë që do të zhvillohet në këtë park. Ndaj Rama kërkon ritme më të larta për të përfunduar brenda afateve.

“Duhet të ecim shumë fort që puna të përfundojë në 2026-ën.”

Tv Klan