Naftëtarëve të rafinerisë së naftës, ARMO, që po protestojnë pas mbylljes së uzinës, qeveria u kërkon të përfitojnë nga statusi i naftëtarit.

Një përfaqësi e tyre kanë zhvilluar një komunikim me Kryeministrin dhe ministrat Gjiknuri e Ahmetaj, përmes platformës së bashkëqeverisjes, një model virtual i interpelancave parlamentare.

Shqetësimit të tyre kreu i qeverisë iu përgjigj duke thënë se po studiohen disa alternativa si zgjidhje, përfshirë shtetëzimi apo gjetjen e investitorëve serioze të interesuar për të rindezur rafinerinë.

Si Kryeministri, ashtu dhe ministrat u kujdesën të përsërisin se situata e krijuar erdhi si pasojë e një privatizimi abuziv dhe korruptiv. Hetimi, tha kreu i qeverisë, është penguar nga ata që pengojnë Reformën në Drejtësi.

Kompania që rivuri në punë rafineritë e Ballshit dhe të Fierit e la ARMO-n me një borxh prej 60 milionë dollarësh.

Tv Klan