Kryeministri Edi Rama ka publikuar lajmin e mirë për vogëlushen Altea Jubi, e cila kishte 70 për qind të trupit të djegur dhe në muajin Korrik u nis për kurim drejt Turqisë.

Sikurse ditën që u nis për mjekim të specializuar ku njoftimin e bëri kryeministri Rama, i cili tregoi për angazhimin e tij për të ndihmuar vogëlushen, duke siguruar transportimin e saj në një klinikë të specializuar në Turqi, edhe sot ai ka dhënë lajmin e mirë se 2 –vejçarja do të kthehet tek prindërit e saj në shtëpi.