Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kanë replikuar me njëri-tjetrin në Parlament për projekt-buxhetin 2018.

Rama u shpreh se ky buxhet do të sigurojë rritje më të madhe ekonomike të vendit, ndërsa Basha i përmendi vëllain.

Sipas kryedemokratit, vëllai i Kryeministrit Edi Rama do të marrë koncesionin e kontrollit të TVSH-së që do t’i shtohet biznesit të vogël në fillim të vitit 2018.

Lulzim Basha:

I pari detyrimi i çdo biznesi të vogël për të lëshuar faturë e TVSH, është masë që nuk do të sjellë asnjë përfitim buxhetor por do të rrisë koston për bizneset e vogla. Është një politikë që do dëmtojë mirëqenien e njerëzve, prandaj është kundërshtuar nga të gjithë.

Olsi Rama ka dy vjet që përpiqet të marrë me koncesion kontrollin e pagesës së TVSH-së. Ndaj tani ka gjetur dredhinë e duhur. Kryeministri do justifikohet se shteti nuk ka mundësi të mbikëqyrë numra kaq të madh biznesesh. Për pasurimin e tij Edi Rama po dënon mijëra familje shqiptare

.

Shefi i qeverisë ju kundërpërgjigj duke i thënë se vëllai i tij është njeri i zakonshëm dhe askush nuk duhet t’ia përmendë familjen.

Edi Rama:

“Vëllai im është një njeri i zakonshëm, nuk është një kunat i famshëm. Por unë kurrë nuk vij këtu me librin e shtëpisë së tjetrit, nuk vij për të bërë luftra me ju si persona

.

Lulzim Basha mori sërish fjalën duke i thënë se me vëllain e Kryeministrit nuk merret personalisht, por është interes publik kur familjari i tij merr koncesione korruptive.

Lulzim Basha:

Vëllai i tij, nuk më ka hyrë asnjëherë në hesap, por në momenitn që një kryeminstër ndryshon ligjin e TVSH vetëm që t’ia japi me koncesion klientëve dhe vëllait, kjo nuk është çështje familje. Është cçështje interesi publik, cënon bukën e gojës të mijëra shqiptarëve e të mos na shesë dëngla këtu se po i prekim familjen, në momentin që familjen e përdor për të ndërtuar skema kporrupsitve, koncesione korruptive, të tjerat i di vet. I dinë dhe partnerët, uroj të t’i kenë thënë dhe ty”.

REPLIKAT NE PARLAMENT

Lulzim Basha:

Na ishte një kohë kur Edi Rama nuk linte fjalim pa nisur e pa sosur duke cituar Papa Frenceskun. Ishte koha ikur donte t’i mbushte mendjen botës se ecte në rrugën e Zotit. Shpejt Papën e harroi dhe vazhdoi rrugën me Elvis Rroshin, me Saimir Tahirin. Ndaj sot është dita për tja kujtuar Edi Ramës paralajmërimin e Papa Franceskut për politikanët e verbuar nga etja për para.

“Kur mjatohesh me veten tënde dhe të pretendosh se ti je e vërteta e gjithçkaje, kjo është shenja e politikës perverse që është e lidhur me interesat e një pakice”.

Dredharak, manipulator përherë. Pak ditë më parë ky na  shfaq në shtëpinë e një familje të thjeshtë. Ai gënjeu para gjithë botës duke i fshehur vuajtjet e fëmijëve të Bulqizës që mjerimi i ka kthyer në skllevër të kromit. Sajesë kazanësh të medias së italiasë, e quajti këtë të vërtetë të dhimbshme të fëmijëve të Bulqizës.

Këtë e bën vetëm ai që është shkëputur nga realiteti. Atë ditë një qytetar i Bulqizës më shkruajti i revoltuar, që Edi Rama kishte shkuar në Bulqizë por karriget i kishte sjellë nga Tirana. Vërtetë ishte në Bulqizë, por atje nuk pa varfërinë.

Projekt buxheti 2018 nuk ka asgjë për fëmijët, asnjë politikë kundër varfërisë, për infrastrukturën, asgjë për shqiptarët e ndershëm. Është një buxhet i ndërtuar me qëllim sigurinë dhe pasurinë e krimit dhe klientëve të Edi Ramës. Tre propozime ka i gjithë buxheti; të treja në shërbim të krimi. I pari detyrimi i çdo biznesi të vogël për të lëshuar faturë e TVSH, është masë që nuk do të sjellë asnjë përfitim buxhetor por do të rrisë koston për bizneset e vogla. Është një politikë që do dëmtojë mirëqenien e njerëzve, prandaj është kundërshtuar nga të gjithë.

Olsi Rama ka dy vjet që përpiqet të marrë me koncesion kontrollin e pagesës së TVSH-së. Ndaj tani ka gjetur dredhinë e duhur. Kryeministri do justifikohet se shteti nuk ka mundësi të mbikëqyrë numra kaq të madh biznesesh. Për pasurimin e tij Edi Rama po dënon mijëra familje shqiptare.

Masa e dytë është heqja e TVSH-së me 6% për të gjitha hotelet luksoze. Edhe kjo politikë sjell vetëm kosto, e ka kundërshtuar FMN-ja.

Masa e tretë është projekti 1 miliardë dollarë së PPP. Pastrimi i Parave të Pista.

Menjëherë pas akuzave të bërë nga lideri i së djathtës, Lulzim Basha ka ardhur dhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Edi Rama:

Nuk mundem veçse të buzëqesh për të gjitha sharjet dhe fyerjet që më adresoi shumë i dashuri Luli. E nise me Papa Franceskun dhe unë do vazhdoj me Papa Franceskun, 

i cili thotë,

 

“Flisni vetëm për mëkate dhe për skandale sepse ju intereson zhurma që bën një peme që bije dhe jo pylli që rritet”.

Të gjitha ato që u thanë është njësoj si t’i hysh një deti në këmbë.

Unë po jap vetëm një shembull. Jemi i vetmi vend që skemi një hotel më 5 yje, nuk kemi yje, jo ylla  se ka plot që kanë emrin e pronarit, por marka ndërkombëtare të listuara. Ne do ndërtojmë hotele më 5 yje në Shqipëri dhe nuk do bëjmë asnjë shpikje, thjesht kemi bërë legjislacionin si Mali Zi dhe Koracia.

Si do bëhet ky pastrim parash, kur paketa është shumë e qartë. Meqë kemi kërkesën e parë është, votuesi i PD, Avni Ponari kërkon të ndërrojë një hotel me 5 yje në Valbonë. Po pastron para? Çfarë po bën? Po investon të ardhurat e tij legjitime. Ndryshimi mes meje dhe atij që foli para meje. Unë nuk i ndaj personat, dhe ti fus në një thes. 

Po e mbyll me Papa Franceskun, i cili thotë se “nuk rritësh dot nëse nuk e pranon vogëlsinë tënde

”.

Lulzim Basha:

Nuk e them kot që ke marrë fund politikisht, por ke marrë fund edhe nga pikëpamja e fjalëve. Vjen këtu e dërdëllit me batuta e me diversione që vet i etiketon si votues apo financues të kësaj partie. Unë i ndaj njerëzit të lidhur me krimin dhe të ndershëm.

I ndaj në demokratë dhe socialistë të ndershmë dhe një grusht horrash kryesisht në partinë tënde, edhe nëse kanë qenë më përpara në oborrin e partisë sime, i ke mbledhur ti në partinë tënde.

Paniku të bën qesharak. Gabohesh nëse mendon se unë jam këtu për t’u marrë me ty. Më intereson vendi, është detyra ime të paralajmëroj të mos e ngrejë kartonin për këtë buxhet të pastrimit të parave. Ka hotele me 5 yje në Shqipëri. Ti dhe ministrat e tu i njihni shumë mirë. Nuk ka investitorë europianë. Është flota e investitorëve të drogës.

Edi Rama:

Unë s’bëra asnjë batutë. Papa Franceskun e solle ti për batutë Lul. Pranoje vogëlsinë tënde nëse do të rritesh. Unë nuk bëra akuza. Solla një emër konkret. Avni Ponari. Sipërmarrës i nderuar për mua. Financues i flaktë për ju. Ai kërkon të ndërtojë një hotel në Valbonë. Çfarë parash po pastron ai? Avni Ponari do të ndërtojë paratë e fituara prej tij. Vëllai im është një njeri i zakonshëm, nuk është një kunat i famshëm. Por unë kurrë nuk vij këtu me librin e shtëpisë së tjetrit, nuk vij për të bërë luftra me ju si persona.

Lulzim Basha:

Vëllai i tij, nuk më ka hyrë asnjëherë në hesap, por në momenitn që një kryeminstër ndryshon ligjin e TVSH vetëm që t’ia japi me koncesion klientëve dhe vëllait, kjo nuk është çështje familje. Është cçështje interesi publik, cënon bukën e gojës të mijëra shqiptarëve e të mos na shesë dëngla këtu se po i prekim familjen, në momentin që familjen e përdor për të ndërtuar skema kporrupsitve, koncesione korruptive, të tjerat i di vet. I dinë dhe partnerët, uroj të t’i kenë thënë dhe ty.

Edi Rama:

Nuk doja të ngrihesha, por dëgjova që the ngrihuni dhe kujtova që sa shumë duhet të ngriheshin kur ishe në çadër poshtë dritares sime.

Vetëm nga e ulura jote, e imja, e jona, e të gjithëve këtyre këtu, do të bëhet më mirë për të gjithë. The Policia gjermane, britanike dhe italiane, fole në emër të tyre. Janë të gjithë bashkë punojnë me ne, dhe se di pse e harrove FBI-në, punojmë të gjithë së bashku për një fazë të dytë.

Raporti i Guardia Di Finanzza ju hidhëron, a donit fitore? A donit që Shqipëria të pastrohej nga ky kancer? A donit që Shqipëria të dilte nga harta e vendeve trafikante të kanabisit?

Midis të djathtës dhe jush është vetëm djathi, por djathi po mbaron. Është shumë e lehtë, por është dritë shkurtër të luash me fjalë, të bësh prokurorin, gjykatësin. Ndërkohë që je po ti që vrapove në Kamëz, për të treguar solidaritet për një të arrestuar që ishte një nga 5 yjet e partisë tënde. Këtu përsëri në ndryshojmë, ka një hetim,  një proces. Por në presim hetimet. Një këshillë, mos u ngut sepse përsëri mund të dalësh bllof, sepse e vërteta mund të të nxjerrë, siç je, i vogël, falco në një aktrim permanent. Mos u ngut, është Dita Ndërkombëtare e Tolerancës.

/tvklan.al