Kryeministri Rama lajmëron se koha që i kanë dhënë opozitës që përmes gjuhës së dialogut  të rikthehen në parlament, të zgjedhin së bashku presidentit dhe të futen në zgjedhje është duke skaduar.

Kreu i qeverise tha nga foltorja e kuvendit së Partia Socialiste do të vazhdojë e sigurt drejt zgjedhjeve të 18 qershorit.

“Ne i kemi pranuar të gjitha ofertat e bëra nga 2 miqtë ndërkombëtar, e kemi pritur deri tani opozitën, por koha për dialog po skadon, ne do të respektojmë afatet, do të regjistrohemi, në 18 qershor ka zgjedhje…”

Kryeministri i njohu deputetet me të gjitha lëshimet që kishte bërë në funksion të arritjes se dialogut me Lulzim Bashën, duke pranuar të gjitha propozimet e bëra nga 2 negociatorët e Parlamentit Europian, Mcallister dhe Fleckeishtain, me kushtin e vetëm të miratoheshin komisionet e Vettingut.

Kreu i qeverise lajmëroi dhe shkarkimin e një mësueseje nga Kavaja, e cila në një xhirim të transmetuar në disa media shfaqej duke urdhëruar nxënësit e një shkolle të mesme në Kavajë t’i bashkohen takimit elektoral që kryesocialisti do të zhvillojë pasdite me të rinjtë.

Tv Klan