Edhe pse vete është një nga politikanët që e ka përqafuar i pari teknologjinë dhe rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama kërkon që të rinjtë që duan t’i bashkohen Forumit Rinor Eurosocialist, t’i besojnë komunikimit real më shumë se atij virtual. Kjo pasi Rama beson se vetëm në këtë mënyrë, ide dhe argumenta që mbeten të pathelluara mund të jenë shterruese nëse bashkëbisedimi është sy më sy.

“Është një kohë e vështirë për politikën, është një kohë e vështirë për idetë, është një kohë e vështirë për faktet, është një kohë e vështirë për argumentat dhe kjo ndodh jo vetëm këtu, por në tërësi, sepse është një kohë ku komunikimi shumë i shpejtë dhe ku reduktimi i komunikimit për shkak të shpejtësisë dhe vetëm emocione përpara sesa mendime, bën që shpesh idetë të mbeten të padiskutuara, bën që shpesh argumentat të mbeten të pathelluara dhe bën që shpesh faktet dhe referencat e fakteve të mbeten të anashkaluara dhe kështu bën që rëndom zemrat e njerëzve, mendjet e njerëzve t’i pushtojnë emocionalisht gjithfarëlloj sharlatanësh, gjithfarëlloj lajmesh dhe gjithfarëlloj të rejash që vijnë në formën që bëjnë efekt në pamje të parë, gjithfarëlloj imazhesh e kështu me radhë”.

Për Kryeministrin Rama, politika është e pazëvendësueshme për të bërë tranformime të mëdha, ndaj ai i kërkon të rinjve të përfshihen në politikë, për të mos lejuar që të kthehen në viktima të vendimarrjeve të gabuara.

Tv Klan