“Ajo që po ndodh në PD është marrëzi”

Kryeministri Edi Rama përjashton çdo përgjegjësi politike për dosjen e inceneratorit të Elbasanit për të cilën është arrestuar ish-ministri Lefter Koka dhe thekson se përgjegjësia është vetëm individuale. I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në TV Klan ai tha se kushdo që përfshihet në korrupsion dhe shkelje të tjera ligjore duhet të përballet vet me drejtësinë.

“Në asnjë vend nuk do ndodhte kjo që thua ti se në vendet normale përcaktojnë që përgjegjësia është individuale dhe ndërkohë për sa më takon mua unë sa herë që ulem në mbledhjen e qeverisë kam një shprehje, vendi ku jeni ulur jua kanë dhënë, tani duhet t;i mbani. Në momentin  kur drejtësia I kërkon hesap ndër ne ai duhet të marri avokat dhe të përballet me drejtësinë. Ne nuk jemi zyrë avokatie”.

Dhe për sa kohë që çështja është në dorë të drejtësisë, Rama tha se Koka nuk do jetë pjesë e PS-së.

“Përsa kohë ballafaqimi me drejtësinë vazhdomn ai që thirret në ballafaqim nuk ka punë me Partinë Socialiste”.

Por ai hodhi poshtë çdo pretendim tjetër për ta trajtuar këtë çështje si një krim të organizuar. 

“Unë di të them që nëse do ishte grup i strukturuar atëherë ai lexohet në gjithë zinxhirin e strukturës dhe në rezultat. Rezultati është atje”. I gjithë zinxhiri i procedurës nuk rezulton të jetë problematik. Është diçka e ndërlidhur mes individësh, nuk është çështje e një grupi të strukturuar”.

Por pavarësisht asaj që ka ndodhur me inceneratorin e Elbasanit, Rama ndërtimin e impianteve të mbetjeve e cilëson një histori suksesi.

“Ai është sukses i qeverisë, jo dështim. Sepse sot Elbasani, Tirana dhe Fieri nuk kanë më problemin ku do digjen plehrat”.

Ndonëse deri më tani nuk ka dashur të komentojë mbi zhvillimet në Partinë Demokratike, Rama tha se ajo që po ndodh në këtë forcë është marrëzi.

“Të dali një njeri “non grata”, pasi ka qenë President, kryeministër, të damkoset si një person në listën e zezë të SHBA është shumë e dhimbshme dhe që ky të kthehet në personin që promovon. Është marrëzi. Është një valle mes të marrësh në buzën e humnerës ku do të bjerë PD, opozita e Shqipërisë. Është e shëmtuar në përmbajtje. Që Shqipëria të ketë vërdallë një kufomë politike “non grata” dhe nga ana tjetër të ketë kufomë”.

Rama tha se ajo që po ndodh sot në PD nuk ka të krahasuar me atë që ndodhi në PS kur ai u përball me Fatos Nanon.

Tv Klan