Për të dytën herë brenda 1 jave, maturantët e ekselencës janë thirrur në Kryeministri në kulmin e debatit për pranimet në universitetet.

Por kësaj here, Kryeministri Edi Rama ka preferuar të ishte ai vetë dhe jo t’ia lerë në dorë Ministres së Arsimit, shpjegimin për të gjithë procedurën që Reforma në Arsim parashikon për pranimin në shkollat e larta.

Kryeministri mendon se maturantët që protestojnë për këtë reformë nuk dinë çfarë kërkojnë, ndërsa lë të kuptohet se po përdorën politikisht.

Por jo të gjithë maturantët e ekselencës, të ftuar për të bashkëbiseduar me Kryeministrin dhe Ministren e Arsimit kanë mundur të fitojnë në degët më të preferuara.

Ministrja Nikolla i inkurajon maturantët, duke i kërkuar të studiojnë në degët e tjera, ndërsa Kryeministri e gjen të rastit që rastin e saj ta lidhë me atë të Kombëtares tonë në Europian.

Tv Klan