Investime turke në Shqipëri dhe bashkëpunimi në sektorë strategjikë janë një vlerë e shtuar për ekonominë dhe rritjen e punësimit. I pranishëm në takimin e Dhomës Turke të Tregtisë, Kryeministri Edi Rama solli si shembull dy projektet që pritet të konkretizohen së shpejti, ai për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dhe linjën e re ajrore kombëtare.

Rama tha se Shqipëria dhe Turqia janë dy vende që i lidh jo vetëm historia, por dhe ambicia për të ardhmen. Kreu i qeverisë përmendi asistencën teknike që Ankaraja ka dhënë ndër vite për Shqipërinë, duke veçuar kontributin e vetë Presidentit Erdogan në këtë drejtim.

Sipas Kryeministrit, Dhoma Turke e Tregtisë është një mundësi për të rritur më shumë bashkëpunimin mes dy vendeve. Ai u shpreh i vetëdijshëm se investitorët e huaj ndeshen me pengesa burokratike të llojeve të ndryshme, por tha se qeveria është e angazhuar që këto vështirësi të kapërcehen.

Tv Klan