Kryeministri Rama është i sigurt që mesi i muajit mars do të shënojë hapjen e negociatave te anëtarësimit për Shqipërinë. Sipas tij vendet anëtare të unionit do të vlerësojnë 2 arritjet e mëdha të vendit tonë siç i cilëson ecurinë e zgjedhjeve të 25 qershorit si dhe luftën kundër kanabisit dhe krimit të organizuar.

“Objektivi ynë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian në mesin e vitit tjetër është plotësisht i arritshëm. Nuk ka asnjë ekuivok në këndvështrimin partnerëve tanë strategjikë lidhur me dy historitë e reja të suksesit të këtij viti. Zgjedhjet e 25 qershorit, ato ishin një histori suksesi, së dyti rezultati shembullor i këtij viti për çrrënjosjen e sëmundjes së vjetër të kanabisit nga Trupi i Shqipërisë.”

Akuzat e 2 partive të opozitës pikërisht për këto dy momente që Rama i cilëson si 2 arritje të mëdha në komunikim javor në faqen e tij ne Facebook, kryeministri thotë se janë thjeshtë propoganda e partive qe duan të heqin vëmendjen nga humbja e thellë në zgjedhje.

Pavarësisht qëndrimit të opozitës kreu i maxhorancës socialiste garanton se përpjekja për të vazhduar bashkëpunimin me të nuk do të rreshtë./Tv Klan

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155227746051523/