rama-vlore-arsimiNga Vlora ku mori pjesë në një ceremoni të organizuar për 20- vjetorin e Universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”, Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se ditën e hënë do të bëjë publik një raport tronditës, siç e vlerësoi ai, mbi gjendjen aktuale të arsimit të mesëm.

Po ditën e hënë, Rama thotë se do të prezantohet reforma për arsimin parauniversitar që siç tha, parashikon një sistem kreditesh për licensimin e mësuesve.

Kreu i qeverisë ka marrë pjesë dhe një tjetër ceremoni për pasijen me diploma universitare të një grupi studentësh Universitetit të Vlorës të cilët i ka shpjeguar rëndësinë që kanë reformat e qeverisë për të ndryshuar jo vetëm sistemin arsimor por dhe shumë sektorë të shtetit që nuk funksionojnë për shkak të korrupsionit.

Tv Klan