Kryeministri Edi Rama është kategorik në qëndrimin e tij, se nuk do të bëjë koalicion me LSI pas 25 Qershorit.

Mes Ramës e Metës s’ka mbetur më asgjë nga bashkëpunimi 4 – vjeçar. Aq sa në emisionin “Tonight” në Ora News, Kryeministri e etiketoi ish – aleatin si mosmirënjohës.

Rama nuk mohon një bashkëpunim të mundshëm me Partinë Demokratike, por thotë se koalicion mund të bëjnë edhe Basha e Meta me njëri – tjetrin.

Ilir Meta në një tjetër në ekran, atë të Vizion Plus nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni PD – LSI.

Ndërsa kreu i PD, Basha po ashtu si Meta ka një jo të prerë për koalicion me Ramën, ndërsa për LSI –në është më i rezervuar.

Qëndrimet më të fundit të 3 liderëve politik lënë të hapur çdo opsion të mundshëm pas kësaj të dielë, me përjashtimin e vetëm që Rama e Meta nuk do të jenë me bashkëkryetare të së njëjtës qeveri.

Tv Klan