Kryeministri Edi Rama është pyetur sërish për kërkesën e protestuesve që bëjnë thirrje për largimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, pas dorëheqjes së ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në një konferencë për shtyp, Rama tha se nuk ka arsye përse Ardi Veliu të japë dorëheqjen lidhur me ngjarjen e rëndë të vrasjes nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha.

Ndërsa largimin nga detyra të Sandër Lleshajt nga posti i ministrit të Brendshëm e konsideron një akt qytetar.

“Për çfarë duhet të japi dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë? Pse ç’a u bë këtu? Drejtori i Përgjithshëm i Policisë është një figurë për t’u respektuar nga të gjitha sepse është njeri i ndershëm, i drejtë, nuk është i pagabueshëm, gaboi në një rast dhe kërkoi ndjesë, dhe nuk ka asnjë lidhje me krimin, korrupsonin dhge pisllëqet. Dorëheqja e ministrit të Brendshëm është një akt shumë qytetar”, tha ndër të tjera Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al