Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur deklaratën e përfaqësuesëve të partive politike shqiptare në Maqedoni, ku shprehnin vullnetin për të realizuar të drejtat kombëtare në mandatin e ardhshëm qeverisës.

Kryeminstri shqiptar e konsideroi këtë si një hap historik, ndërsa theksoi se të drejtat e shqiptarëve nuk mund të negociohen për karrige qeveritare.

“Hap historik shprehja e vullnetit të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni: Të drejtat e shqiptarëve s’negociohen për karrige qeverie”

, shkruajti kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale.

Partitë shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicioni “Rilindje me Besë”, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, në deklaratën e tyre thonin se angazhohen për ngritjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni në popull shtet-formues, me gjuhë zyrtare, e cila do të kishte statusin e barabartë me gjuhën maqedonase dhe zgjidhjen e shumë çështjeve tjera etnike./tvklan.al