Kreu i ekzekutivit, Edi Rama, ka ndarë në Facebook një video nga Tirana, ku shihen duke shëtitur disa të moshuar.

Ditën e sotme deri në orën 11:00, kryeministri njoftoi se do të ishin të lirë të lëviznin të gjithë pensionistët, por pa grumbullime.

Sa shumë mund e dashuri në rritjen e fëmijëve dhe fëmijëve të fëmijëve. Sa shumë punë e mund për familjen dhe për Shqipërinë. Sa shumë sakrifica e po aq modesti e mirëkuptim në pranimin e tyre. Sa shumë shembuj qytetarie prej tyre në ditë të vështira e sa shumë borxhe për ta sot e gjithmonë. Faleminderit, respekt, mirënjohje”, shkruan Rama bashkangjitur videos. /tvklan.al