Kryeministri poston reagimin e aktorit Ndriçim Xhepa

Teatrin Kombëtar, e cilëson si Turp Kombëtar dhe për të treguar se ata që e duan godinën e re të këtij institucioni janë artistët e vërtetë që janë ngjitur në atë skenë, ketë të shtunë Edi Rama zgjodhi të shpërndajë një postim të aktorit Ndriçim Xhepa.

“Duke pasur parasysh kondicionet në të cilat është ndërtuar kjo ndërtesë nga italianët, vitet që kanë kaluar mbi afatin e ekzistencës së saj, pra, trefishi i kohës, duhet prishur dhe duhet të ngrihet një godinë e re. Dhe vlerat e traditës së këtij institucioni për më shumë se 70 vjet, duhet të ruhen me fanatizëm nëpër arkiva të një teatri serioz sepse kam përshtypjen se nuk jemi aq të respektueshëm dhe dinjitozë në ruajtjen e vlerave të gjeneratave të kaluara, ashtu si ndodh në çdo institucion dinjitoz europian. Janë këto disa probleme, që unë i konstatoj prej shumë vitesh në institucionin ku punoj prej 37 vitesh”.

Sipas kryeministrit ka një ndarje të madhe mes Xhepës, i cili nënvizon se është demokrat i orëve të para dhe atyre qe protestojnë jo për të ruajtur historinë e Teatrit Kombëtar, por muret prej tallashi të karakatinës se “Dopo Lavoros”, ndërtuar nga ushtria italiane, si një ngrehinë e përkohshme për argëtimin pas pune.

Ndriçim Xhepa ka bërë histori me peshë të posaçme në skenën e Teatrit Kombëtar. Ai është ngjitur me mijëra e mijëra herë në atë skenë dhe ka të drejtën e një nostalgjie mijëra e mijëra herë më të fortë, se sa disa figura që rolin e tyre më të spikatur në karrierën teatrale, kanë atë të protestuesit për mbrojtjen e një Turpi Kombëtar, siç është sot gërmadha që gabimisht quhet akoma teatër kombëtar! Edhe Ndriçim Xhepa, sa për kujtesë, është një demokrat i orëve të para, të cilin s’e ka lidhur kurrë asgjë me Partinë Socialiste, pavarësisht se si qytetar i nderuar që është në radhë të parë, ai s’ka bërtitur apo sharë ndonjëherë në publik, siç bëjnë demokratikasit e dalluar shqiptarë”.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar më herët edhe qëndrimet e aktorëve Raimonda Bulku, Drita Haxhiraj dhe përkthyesit Jusuf Vrioni që janë shprehur për shembjen e ndërtesës aktuale.

Tv Klan