Kryeministri Edi Rama priti të enjten Kryeministrin e BE-së për zgjerim, Johannes Hahn, në kryeministri.

Pas takimit, Rama tha për gazetarët se “

pa dyshim, sot jemi në kushtet kur nga njëra anë mund të themi se Shqipëria meriton hapjen e negociatave, nga ana tjetër jemi shumë të inkurajuar edhe me rrjedhën e Procesit të Berlinit, që tregon në mënyrë të vijueshme dobinë e tij dhe na jep mundësi të reja në funksion të integrimit.

Kryeministri tha se kishte diskutuar me zyrtarin e lartë të BE-së për suksesin e qartë të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit.  Rama tha se kishte marrë ftesë për t’u takuar me Presidentin e Komisionit Europian, Jean Claude Junker, në fillim të dhjetorit.

“J

emi të inkurajuar nga zhvillimet e fundit që në një farë mënyre e kthejnë erën në favor të rrugëtimit tonë evropian, duke sjellë edhe mesazhet inkurajuese për vendet tona nga Presidenti Junker, të cilin do ta takoj në fillim të dhjetorit pas ftesës së marrë ditën e djeshme.

”/tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/iTpFZJcH0x8