Për Edi Ramën, zbatimi i ligjit të Vetting -ut është emergjencë kombëtare. Për kë mendon ndryshe, Kryeministri thotë se arsye të vetme kanë që t’u bëhen mburojë të korruptuarve të pallatit të Drejtësisë.

Më Vetting -un, duke folur përballë studentëve të Universitetit të Vlorës, Kryeministri lidhi edhe vonesat në mbylljen e projektit të Lungomarës.

Gjatë bashkëbisedimit me pedagoge dhe studente të Universitetit “Ismail Qemali”, Kryeministri iu përgjigj edhe shqetësimeve për Reformen në Arsimin e Lartë.

“Reforma në Arsim ka pasur debatet e veta dhe kundërshtitë e veta sepse është një reformë e vërtetë. Kemi dëgjuar fjalën reformë për vite me radhe, por debatet kanë qenë të mbyllura në kornizën e veprimtarisë parlamentare dhe nuk janë zgjeruar me tej, sepse nuk kanë qenë reforma reale. Qeveritë shqiptare e kanë shtyrë për nesër atë që duhet bërë sot, si të shtysh për nesër një operacion për dikë që kërcënohet nga kanceri dhe ta mbajmë të sëmurin me fjalë të mira dhe karamele. Natyrisht që reformat janë të dhimbshme, por a ka një mundësi tjetër a mund të shtyhen për më tutje këto reforma. Përgjigjen e kanë dhënë në 25 vit.

Shtyrja e Reformës në Arsim ka cenuar rëndë gjeneratën tjetër. Faktikisht në këtë debat ka nga njëra ane opinione dhe nga ana tjetër fakte

.

Ne besojmë se kjo reformë do na çojë në një stad të ri”.

Tv Klan