Kryeministri, Edi Rama ishte në Tamarë, në qendrën e shpërndarjes së ndihmave të Emergjencave Civile nga ku deklaron se strukturat e shtetit janë organizuar dhe koordinuar për te përballuar situatën e krijuar nga moti i keq si asnjëherë më parë në 25 vite thotë ai.

Sipas, Ramës edhe ndërprerjet e energjisë elektrike kanë qenë më të pakta se çdo herë tjetër në kohë dimri.

Ne pamjet e xhiruara nga zyra e komunikimit e kryeministrit, shfaqen dhe banorë të Kelmentit që e falënderojnë kreu e qeverise për ndihmat që ju janë dhënë, ndërsa iu premton dhe ndërtimin e një shkolle te re për këtë zonë të Malësisë se Madhe.

Tv Klan