Kryeministri Edi Rama, në kanalin e tij në Facebook transmetoi një takim me 12 sipërmarrës të rinj në fushën e inovacionit dhe teknologjisë së informacionit nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët do të jenë pjesë e një konkursi që do të zhvillohet nga qendra

Inovvacion hub

.

Përvojnë dhe aftësitë e tyre, Kryeministri Edi Rama u përpoq që t’i vendos në shërbim të përmirësimit të infrastrukturës dixhital në institucionet shtetërore, ndërsa si shembull suksesi solli Komisariatin Digjital.

“Komisariati Dixhital, ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm e me thënë të drejtën kur e promovoi Saimiri unë nuk mendova se do ishte aq i suksesshëm. Por ai është aplikacioni i dytë më i shkarkuar në Shqipëri, pas facebook dhe faktikisht e ka ndihmuar shumë rendin për të gjithë shkeljet “banale”, por që i nxijnë jetën njerëzve dhe ka ndihmuar shumë dhe llogaridhënien në policinë e shtetit. Nuk e di si mund të krijohet një lehtësim i kësaj marrëdhënieje midis qytetarëve dhe shtetit duke ju dhënë akses qytetarëve më lart se sa sporteli që i pengon. Në këtë aspekt, besoj që mund të na ndihmoni”.

Gjatë bashkëbisedimit me një të ri nga Kosova, Kryeministri zbuloi se po punohet për vendosjen e një linje ajrore direkte me vendet e rajonit, përfshirë Kosovën.

“Do vëmë avionin Tiranë-Prishtinë. Jemi drejt finalizimit në një linjë ajrore që do mbulojë Shkupin, Prishtinën, Podgoricën, Sarajevën, Zagrebin dhe gjithë Europën patjetër. Sigurisht do mbulojë dhe pjesën e perëndimit.”

Kryeministri futet tek ata persona që beson se kush ëndërron me sy hapur mund ta bëjë ëndrrën e tij realitet, ndaj dhe të rinjve, ai u kërkon të ndjekin endrrat e tyre, pasi mundësitë janë të pafundme për t’i vënë në jetë.

Tv Klan