rama-x-kombetaren

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zgjodhi t’i japë një mesazh të gjithë shqiptarëve në prag të ndeshjes me Serbinë.

Duke deklaruar se Kombëtarja është një hap larg kualifikimit në finalet e një kampionati europian, Rama tha se të gjithë duhet të tregohemi dinjitozë si në fushën e lojës ashtu dhe në tribuna.

Edi Rama – Kryeministër i Shqipërisë: “Ndeshja me Serbinë është vendimtare për t’u kualifikuar, por është vendimtare për të bërë diferencën në fushë dhe tribunë, sepse ne dimë të këndojmë himnin tonë dhe të respektojmë atë të kundërshtarit”.

Kryeministri e dha këtë mesazh në ceremoninë ku trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi u vlerësua me çmimin Honoris Causa.

Tv Klan