Punësimit i të rinjve përmes portalit të Drejtorisë se Administratës së Publike, sipas Kryeministrit është mënyra më e mirë e thithjes së të rinjve të kualifikuar për t’u bërë pjesë e shërbimit civil.

Në një bashkëbisedim me të rinj që kanë fituar konkurset e DAP, Rama i inkurajon bashkëmoshatarët e tyre që të mos hezitojnë të rifuten në konkurse, pavarësisht se mund të kenë skualifikuar herën e parë.

Që prej 2014, kur hyri në fuqi ligji i ri për administarën publike, sipas DAP, janë 2500 të punësuar që kanë fituar konkurset për t’u bërë pjesë e kësaj administrate.

Tv Klan

***

Rama të rinjve: Kush i afrohet malit me dëshirë e vullnet, e ngjit atë

Tiranë, 12 Maj 2017 – Kryeministri Edi Rama paraditen e kësaj të premte ka qenë me të rinjtë e sapodiplomuar që janë rekrutuar në administratën publike.

Në bashkëbisedimin me ta, ndër të tjera Kryeministri tha:

“Për fat të mirë jeni për një kohë shumë të gjatë në administratë dhe do të jeni sepse nuk ju heq dot njeri sepse do. Një i ri i sapo diplomuar jashtë vendit mesatarisht kalon 25 intervista për një vend pune, ndërsa këtu duan ta kalojnë lumin me të parën, me kushëririn, me mikun drejtor. Me besim arrihet gjithçka.”

Kryeministri Edi Rama e kishte edhe një këshillë për të rinjtë.

“E rëndësishme është të mos qaheni gjithë ditën si u bë këtu, si na e morrën, si do të venë hallet. Kush i afrohet malit me dëshirë dhe vullnet për ta ngjitur, e ngjit, ju uroj suksese.”

/tvklan.al