rama

Të sulmuara nga opozita si fenomene korruptive të qeverisë dhe si praktika të dështuara, kryeministri i vendit Edi Rama, ka mbrojtur edhe një herë nga foltorja e parlamentit koncesionet e dhëna nga qeveria e tij. Të dhëna në sektorin e shëndetësisë, dogana, dhe së fundmi edhe në tatime, Kryeministri preferoi t’i cilësojë si partneritet publik-privat, për të cilat tha se, janë mënyra më e mirë për uljen e taksave dhe rritjen dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Rama ka drejtuar akuzat ndaj opozitës për koncesionet e dhëna gjatë qeverisjes së saj. Sipas Kryeministrit qeveria e demokratëve dhe 173 koncnesione, teska në dy vjet e gjysëm të koalicionit socialist janë bërë vetëm 14 kontrata.

Ish – kryeministri Berisha tha se hidrocentralet e dhëna me koncesion nga qeveria e tij do të mbetën pronë  e shtetit dhe mund te hidhen sërish në treg për të prodhuar të ardhura.

Tv Klan