Ndalesën e parë pas kthimit nga Vlora, mbrëmjen e së hënës kryeministri i vendit e ka bërë në spitalin universitar të traumës.

Ai u takua me familjarët e një pacienti që po transportohej me autoambulancë nga Fieri në spital, por që u bllokua nga protesta në zonën e mbikalimit të Kamzës në hyrje të autostradës. Ishin familjarët e pacientit ata që njoftuan kryeministrin.

“Kush ma çoi mesazhin… ma çoi djali mesazhin dhe unë isha rrugës po vija nga Vlora….dhe i thashë ministres të vinte…”, tha Rama.

 

Ndërsa gruaja tha se “u vonuam atje në autostradë.. të themi të vërtetën gjithkush e do jetën, në fund të  fundit nuk ma ka dhënë askush që të ma marri tjetri, rrugën lëre të lirë zotëri…do të protestosh unë ti… le të jetë i kujt do partie… mua mos më zë rrugën e urgjencës. Pse duhet të rri një orë në autostradë unë kur ai ishte në gjendje skandaloze. Pse të lutëm shumë? Dil protesto ku të duash mua rrugën ..

 

Rama: Ti ishe në autoambulancë?

 

“Unë isha në ambulancë me doktorin s’kisha ç’a t’i bëja.. tensioni fluturoi…”, tha gruaja.

Pasi u njoh edhe me gjendjen e pacientit dhe detajet e udhëtimit drejt kryeqytetit, kreu i qeverisë siguroi familjarët se shërbimi spitalor nuk do të vonojë dhe do të jetë në gatishmëri deri në rikuperimin e të sëmurit.

Tv Klan