Kryeministri Edi Rama e konsideron kërkesën e Partisë Demokratike për të futur votimin e elektronik në zgjedhjet e qershorit si një alibi për humbjen e zgjedhjeve. Në komunikimin javor në rrjetin social Facebook, Edi Rama thotë se nëse opozita sjell një variant të qartë të votimit elektronik duke marrë si referim një vend demokratik, ku ky projekt ka qenë i suksesshëm, dhe merr miratimin e OSBE- ODIHR, atëherë është gati ta implementojë.

Kreu i mazhorancës tregoi një sërë shembujsh dhe vendesh ku votimi elektronik ka dështuar dhe shpallur antikushtetues. Ai nuk harroi as sulmet politike ndaj selisë blu për programin e zgjedhjeve që ka prezantuar për votuesit.

Edi Rama pranoi se qeveria e tij ka bërë gabimet e veta, por u shpreh i vendosur për të vazhduar rrugën e rritjes së ekonomisë dhe luftës ndaj krimit.

Tv Klan