Milot Rashica është kthyer në fushë pas dëmtimit dhe Vitesse festoi më në fund fitoren. Skuadra nga Arnhemi mundi me rezultatin 3 – 0 Heerenveen në javën e 23 të kampionatit holandez. Futbollisti i Kombëtares Shpresa ishte pjesë e këtij suksesi, duke dhënë pasimin e golit të parë. Vitesse i mungonte fitorja prej 4 javësh.

Migjen Basha debutoi me Como, ku është huazuar deri në fund të sezonit. Mesfushori i Kombëtares ishte pjesë e skuadërs titullare që luajti me Novara në sfidën që u mbyll në barazim 1 – 1. Como mbyll renditjen e Serie B dhe pas 26 javësh ka 21 pikë.

Nantes vijon me rezultatet pozitive në Francë, i 15 radhazi. Skuadra e Lorik Canës dhe Ermir Lenjanit mundi 2 – 1 Lorient në takimin e javës së 26. Lojtarët e Kombëtares ishin të dy në fushën e lojës, duke e nisur nga minuta e parë sëbashku pas 2 muajsh.

Tv Klan