Real Madrid i Zidane është i pathyeshëm. Madrilenët shkuan në 39 ndeshje radhazi pa disfatë duke barazuar rekordin e Barcelonës i vendosur gjatë sezonit 2015-2016. Real mundi 5 – 0 Granada, ndërsa Cristiano Ronaldo u tregoi tifozëve katër Topat e Artë të fituar në karrierën e tij. Real Madrid i mbylli llogaritë që në pjesën e parë me 2 gola të Isco, dhe nga një të Benzema e Ronaldo.

Në pjesën e dytë ishte radha e Casemiro të shënonte. Një sukses që e çon në 6 pikë larg rivalit katalanas. Real ka ende një ndeshje për të zhvilluar e shtyrë për shkak se merrte pjesë në Botërorin e klubeve. Fitore edhe për ekipin tjetër madrilen Atletico, që mundi me rezultatin 2 – 0 Eibar.

Tv Klan