Rebelohet ushtria, merr kontrollin e televizionit shtetëror në Zimbabve



Ushtria e Zimbabve ka marrë kontrollin e televizionit shtetëror dhe ka thënë se ka vënë në shënjestër njerëzit pranë Presidentit Robert Mugabe që i kanë shkaktuar popullit “vuajtje sociale dhe ekonomike”.

Një gjeneral mohoi që ngjarja të ishte grusht shteti dhe shtoi se Presidenti Mugabe është i sigurt, por nuk tha se ku.

Të shtëna me armë të rënda dhe artileri janë dëgjuar në kryeqytetin Harare.

Presidenti Mugabe 93 vjeç ka dominuar skemën politike të këtij shteti të varfër që kur u shkëputën nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980.

Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe ka këshilluar shtetasit e saj që ndodhen në kryeqytetin Harare që të qëndrojnë në shtëpi deri sa situata të bëhet më e qartë. Po kështu edhe ambasada amerikane në Zimbabve njoftoi qytetarët e vet që të strehohen në vende të sigurta deri në një njoftim të mëtejshëm. /tvklan.al

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*