Tirana humbi 2 me 1 derbin me Partizanin, një disfatë e hidhur, pasi bardheblutë nuk festojnë një fitore për më tepër se 3 vitesh. Ultrasit nuk ishin në stadium edhe për këtë takim të rëndësishëm, por presidenti e bardhebluve, Refik Halili nuk ka me ta, pasi shikon të tjerë kundër, duke nënkuptuar arbitrimin, për të cilin klubi bardheblu protestoi me një deklaratë zyrtare.   

“I kemi të gjithë kundër dhe këtu nuk e kam fjalën për tifozët, pasi ata janë oksigjeni i Tiranës, të domosdoshëm për ekipin”.

Refik Halili që po has shumë kundërshtime nga tifozët për shkak se i hapi dyert e stadiumit Partizanit lëshoi edhe një deklaratë befasuese, por që do ta vërtetojë koha.

“Unë do të qëndroj te Tirana deri sa të fitoj në derbi, pastaj do të largohem”.

Nga ana tjetër Presidenti i të kuqve, Gazment Demi thotë se ndeshjen e vendosi fusha e lojës, por edhe fati.

“Ishte ndeshje e luftuar, por fati ishte me ne”.

Tirana dher Partizani do të përballen edhe njëherë mes tyre në fazën e katërt të kampionatit, i cili do të jetë edhe derbi i fundit për këtë sezon.

Tv Klan