Luftën ndaj burokracisë dhe korrupsionit në administratën publike, kryesisht në sektorin e shërbimeve hipotekore, qeveria Rama mendon se mund ta fitojë duke modernizuar këto shërbime, por dhe nëpërmjet sistemit të matjes të performancës për punonjësit e këtyre zyrave.

Zv/Kryeministri Peleshi, 2 ministrat Manjani dhe Harito, të shoqëruar nga 2 drejtorët e Hipotekave dhe ALUIZNI -t dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp, për të shpjeguar reformën e ndërmarrë në shërbimet publike dhe vështirësitë që hasen në zbatimin e saj.

Sipas anketimeve të qeverisë, zyrat hipotekore janë ato që kanë perceptimin qytetarë me shërbimin më burokratik dhe korruptiv.

Tv Klan