Partia Demokratike do të depozitojë të hënën në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit ad hoc parlamentar, për Reformën Zgjedhore. 

Vendimi u mor në kryesinë e grupit të zhvilluar në mesditë në selinë blu, ku është rënë dakord që fokusi i punës të këtij komisioni paraprakisht të përqendrohet në përdorimin e teknologjisë në zgjedhje, me qëllim shmangien e fenomenit të shitblerjes së votës.

Mbledhja e kryesisë së grupit është shoqëruar nga tone të larta të Lulzim Bashës ndaj deputeteve të kësaj legjislature. Burimet thonë se Basha i është drejtuar të zgjedhurve demokrate duke u thënë se nuk do të tolerojë më angazhime të pjesshme, pasi puna e deputetit është me kohë të plotë, si ligjvënës dhe në shërbim të qytetarit.

Tv Klan