Gjykata e Lartë ka lënë në arrest shtëpie ish-kryeministrin Sali Berisha, duke mos ndryshuar masën e sigurisë dhënë nga Apeli. Në një seancë në Dhomë Këshillimi, Kolegji nuk pranoi pretendimet e Berishës dhe kërkesën e tij për shfuqizim të masës me pretendimin se është marrë në kundërshtim me ligjin.

Avokati i tij Genc Gjokutaj i konsideron këto vendime të gjyqësorit të qëllimshme për djegjen e mandatit të deputetit Berishës.  

Gjithashtu mbrojtja kërkoi nga SPAK leje të posaçme që kreu i opozitës të paraqitej në Kuvend në mënyrë që të ushtronte detyrën e deputetit, por edhe kjo kërkesë nuk iu pranua. Berisha është me masë sigurie arrest shtëpie që prej 30 Dhjetorit 2023 pasi akuzohet për korrupsion në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Për këto procedura i akuzuar është dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Dhe ai ndodhet në arrest shtëpi nën akuzën korrupsion pasiv në bashkëpunim dhe pastrim parash.

Klan News