Mjeshtëria e tij në kompozim është vlerësuar ndër vite, nga sot, edhe pse nuk është një datë përkujtuese lektoriumi në Universitetin e Arteve do të mbajë emrin e Tonin Harapit. Jo vetëm kaq, por në brendësi të saj u dëgjuan notat e një prej krijimeve të kompozitorit që bashkë me shumë të tjera janë përmbledhur në të parin disk.

Tingujt që sapo dëgjuan janë përmbledhur nga pianistja dhe pedagogia Anita Tartari, në dy libra, që do të jenë një kontribut i çmuar në bibliotekën e Universitetit të Arteve.

Romancat apo pjesët pianistike përbëjnë ajkën e kompozimeve të Tonin Harapit nga vitit 1926 deri në vitin e ndarjes nga jeta, në 1992.

Tv Klan