Mosha është thjesht një numër” është ndër frazat më të përdorura në botën e sportit, por për Julia Hawkins kjo është një nga ata shprehje që përligj gjithçka. 105-vjeçarja arriti që të vendosë një rekord të ri botëror, teksa në këtë moshë kishte forcën për të përshkruar garën e 100 metrave. E moshuara e këndshme dhe plot gjallëri vendosi rekordin në Lojërat Senior të mbajtura në Hammond.

E lindur në Luiziana, Julia u bë gruaja dhe amerikania e parë që vendosi një rekord botëror në pistë në kategorinë e moshës +105 vjeçare. 

Është diçka e mrekullueshme dhe për këtë jam shumë e lumtur”, tha ajo pas garës.

Ajo ishte përgatitur për këtë sfidë prej kohësh dhe arriti ta përshkonte distancën e 100 metrave për moshën 1 minutë 2 sekonda e 95 të qindtat. Një diferencë shumë e madhe me rekordin e kësaj distance, që mbahet nga xhamajkani Usain Bolt me kohën 9 sekonda e 58 të qindtat.

Klan News