Situata nga përmbytjet në Novoselë të Vlorës është rënduar pasi lumi Vjosë ka çarë argjinaturat në fshatrat Bishan dhe Mifol në njësinë e Novoselës.

Ministria e Mbrojtjes thotë se gjatë natës janë evakuuar nga forcat e armatosura 20 persona, 4 familje dhe 15 bagëti të imta.

Në operacion për të përballuar situatën në luginën e Vjosës janë angazhuar 450 efektivë të forcave të armatosura, të cilët janë të angazhuar edhe për përforcimin e argjinaturave.

Ndërkohë edhe prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj ka deklaruar se situata është kritike. Sipas tij niveli i Vjosës rritet me 10 cm për çdo orë. Ai thotë se janë evakuar deri tani 36 familje në fshatin Fitore të zonës së Novoselës.

 Ndërkohë Vjosa ka përmbytur një lokal në qytetin e Memaliajt si dhe dy banesa./abcnews.al