Ashtu si Muzeu Etnografik i Krujës ku tashmë po punohet për restaurimin, edhe Muzeu Etnografik i Elbasanit do t’i nënshtrohet kësaj ndërhyrjeje dhe projekti është gati.

Kjo godinë dykatëshe, një nga më të vjetrat në këtë qytet e ndërtuar që në shekullin e XVIII-të, paraqet arkitekturën e godinave të vjetra në Elbasan, veshjet, dhe përmes objektesh të tjera gjithçka që rrëfen mënyrën e jetës së një kohe tjetër historike.

Ndërhyrja e parashikuar me një fond limit prej 7.3 mln Lekësh, parashikon ndërhyrjen vetëm në strukturë dhe përforcim të godinës, e cila sipas specalistëve është ndërhyrja më e nevojshme në këtë godinë historike.

Ndërhyrja në projekt është parashikuar të zgjasë 6 muaj dhe puna në godinë do të nisë pas shpalljes fituese nga tenderi i firmës së licensuar për restaurime. Muzeu Etnografik i Elbasanit është shpallur Monument Kulture i Kategorisë së parë më 1963, dhe është nga të pakta muze Etnografik që ndodhen në vendin tonë.

Tv Klan