Rey Manaj është shndërruar në heroin e Sivaspor këtë sezon. I ndërtuar për të mos rënë nga kategoria, skuadra turke ëndërron tashmë Europën dhe kjo falë sulmuesit shqiptar. Sulmuesi 27-vjeçari i dha tjetër pikë Sivaspor, pasi realizoi në barazimin spektakolar 2-2 kundër Fenerbahçe.

Ish-lojtari i Interit gjendet tashmë në garë edhe për Këpucën e Artë të kampionatit, pasi me 17 golat e tij gjendet vetëm tre nga kryesuesit, Mauro Icardi dhe Edin Xheko kur deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 5 takime.

Manaj ka qenë vendimtar me 17 golat dhe tashmë me një asist të tij, për ta afruar Sivvaspor me një vend në kompeticionet e UEFA-s. ‘Trimat’ ashtu siç është edhe pseudonimi i kësaj skuadre janë në garë për kualifikimin në Conference League. Në 45 pikët e grumbulluar nga Sivvaspor peshën më të madhe e kanë luajtur golat e Manaj. Plot 28 pikë të mbërritur nga këmbët e lushnjarit, për ta kapaltuar në një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit.

Në 8 takime të fituar nga skuadra turke në 11 në total, Manaj ka shënuar gola me tepër peshë për t’i dhënë edhe fitoren. Ndërkaq, në katër raste, sulmuesi shqiptar ka realizuar për të shmangur humbjen dhe dhënë një pikë tepër të vlefshme për objektivat.  Vetëm në dy raste kur ish-sulmuesi i Interit ka shënuar, Sivvaspor nuk ia ka dalë të marrë pikë.

Performanca në fushën e lojës ka rritur edhe simpatinë në radhët e tifozëve, ku në tribuna nuk kanë munguar pankartat e dashurisë për 27-vjeçarin. Pra një total prej 28 pikësh me protagonist Manaj, i cili ka fituar edhe zemrën e trajnerit Sylvinho, tashmë duke e vënë në plan të parë për ta marrë me vete në Euro2024.

Klan News